Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore


Rreth Departamentit

Departamenti i `Shkencave Teknike Mjekesore` është një prej tre njësive bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga  13  anëtarë te Stafit te brendeshem Akademik

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet në të dy Ciklet e Studimit – Bachelor, Master dhe ne Programin dy vjecar `Asistenca Dentare`.

Programet qe manaxhon Departemnti yne perbehen nga :

Programi Bachelor `Infermjeri e Pergjithshme`

Programi Bachelor `Mami`

Programi Bachelor `Fizioterapi`

Programi Dy vjecar `Asistenca Dentare`

Programi Master Profesional `Infermjeri Kirurgjikale

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Menaxhimit është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas ne sherbim te kujdesit mjekesor ndaj Pacientit te shtruar ne Spitalin Rajonal per probleme mjekesore, kirurgjikale, obstetriko-gjinekologjike, pediatrike,fizio-terapeutike, etj, dhe  per Pacientet qe paraqiten ne Qendrat Shendetesore, ne Qendrat Keshillimore te Nena-Femija, duke i kushtuar rendesi edhe Prandalimit te semundjeve dhe vaksinimeve.

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Dr. Rezarta Kalaja

Lektor 

Dr. Enis Uruci

Lektor 

Orion Muçaj