Fizioterapi


[Shkarko Kurrikulën]

Qëllimi i përgatitjes së programit “Fizioterapi” është të përgatitë specialistë fizioterapist. Në kuadër të rritjes dhe të  përgatitjes për rolin e fizioterapistëve në Qendrat spitalore, kërkohet një rritje në aspektin profesional të kuadrove që do të punojnë në këtë profesion të nderuar dhe të respektuar. Bazuar në këto nevoja, studentët të cilët përfundojnë këtë degë, jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi. Në fushën e profesioneve sanitare të fizioterapistit, të diplomuarit janë operatorë sanitarë të cilët zotërojnë kompetencat e atribuara nga Ministria e Shëndetësisë, kryejnë në mënyrë autonome ose në bashkëpunim me figurat e tjera sanitare, ndërhyrjet e parandalimit, kurimit dhe rehabilitimit për motricitetin e funksioneve kortikale superiore dhe të atyre visherale, si rrjedhoje e eventeve patologjike eziologjikisht të ndryshme, kongenitale ose të mëvonshme. Te diplomuarit në fizioterapi, duke iu referuar diagnozës së mjekut, me kompetencat e tyre, përpunojnë në ekip përkufizimin në programin e rehabilitimit për pacientin, praktikojnë në mënyrë autonome aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësisë motore, psikomotore dhe konjitive, duke përdorur terapitë fizike, manuale, masoterapike, propozojne praktikimin e protezave dhe ndihmesave, stërvisin pacientin në përdorimin e tyre dhe verifikojnë efikasitetin, zhvillojne aktivitete studimore  dhe konsulenca profesionale, zhvillojne aktivitetin profesional në spitale publike ose private, qendra të palestrave, në mënyrë të pavarur. Arritja e kompetencave profesionale realizohet nëpërmjet një formimi teorik dhe praktik që përfshin edhe marrjen e kompetencave të sjelljes e cila i bashkangjitet punës specifike të fizioterapistit. Në këtë mënyrë garantohet, në fund të rrugës së formimit, zotërimi i plotë i të gjitha kompetencave të nevojshme dhe shpërndarja e menjëhershme e tyre në ambjentet e punës. Kurrikula përmban kurse të detyrueshme dhe me zgjedhje për studentët si dhe tezën Bachelor, në një periudhë 3 vjeçare. Studentët  që përfundojnë studimet do të marrin diplomën Bachelor. Të gjitha kurset në kurrikul do të përdorin në mësimdhenie me teknika bashkëkohore të të mësuarit, si dhe shfrytëzim të pajisjeve laboratorike që gjenden pranë Departamentit “Mjekësi” të Fakultetit të Studimeve Profesionale të UAMD-së.

Eksperimentimi i klipeve audio dhe video mund të jetë një eksperiencë mësimore e fuqishme për studentët. Studentët do të përfshihen në realizimin e  projekteve të niveleve të ndryshme.

 

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit “Fizioterapi” janë:

  • Të përgatitë specialistë të aftë për të administruar me profesionalizëm dhe për të punuar në spitale, qendra shëndetësore me përkushtim në drejtim të përmirësimit të shëndetit të të sëmurit dhe duke përdorur njohuritë profesionale të marra në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe të kujdesit shëndetësor.
  • Të pajisë studentët e këtij niveli me njohuritë bazë në fushën e kërkimit dhe kualifikimit  me të avancuar shkencor.
  • Të vendosë marrëdhënie pozitive me pacientin duke marrë parasysh komplikacionet psikiatrike të pacientit.
  • Integrimi dhe bashkëpunimi me figurat e tjera profesionale.
  • Marrja e nocioneve kryesore të fiziopatologjisë të sistemeve të ndryshme, organeve dhe të aparateve të aplikuara në situata të ndryshme klinike, në lidhje me parametrat diagnostikues.
  • Të njohë problemet parësore klinike të lidhura me patologji të ndryshme në sektorë të ndryshëm të mjekësisë rehabilituese.
  • Marrja e nocioneve të ndërhyrjeve të parandalimit, të terapisë dhe rehabilitimit të sëmundjeve në bashkëpunim me ekipin multiprofesional dhe me disiplina të tjera të zonës së rehabilitimit.
  • Të njohë metodologjitë e ndryshme rehabilitative në lidhje me problematikat e sektorit.

Nevojat e Tregut të Punës

Bazuar në nevojat e Prefekturës së Durrësit për 10 vjeçarin e fundit është vënë re se vetëm Spitali Rajonal i Durrrësit ka një qendër Fizioterapie brenda spitalit me 4 mjekë të specializuar dhe 4 teknikë fizioterapeutë  pa shkollën e Lartë Profesionale për këtë qëllim. Këta fizioterapeutë  bashkëpunojne edhe me Klubin sportiv të Durrësit për Mjekësine sportive.

Gjithashtu, në Prefekturën e Durrësit ushtrojnë profesionin e fizioterapeutit edhe profesionistë të tjerë pa shkollën përkatëse, por vetëm me praktikë.

Praktikisht, duke pare nevojat e një Prefekture të tillë me një popullsi prej 600.000 banorësh dhe në kohën e verës popullata luhatet deri ne 800.000 mijë persona, del natyrshëm që kjo prefekturë, e dyta për nga madhësia në Shqipëri, ka nevojë për fizioterapistë të shumë profileve dhe, jo vetem për mjekësinë sportive, si p.sh.: Rehabilitues për sëmundjet kronike pulmonare, rehabilitues për sëmundjet neurologjike dhe neurokirurgjikale, rehabilitues për sëmundjet ortopedike, rehabilitues për pediatrinë, rehabilitues për problemet kardio-vaskulare, etj.

Sipas të dhënave tona mendojmë që për nevojat e popullatës së Prefekturës së Durrësit nevojiten 1 fizioterapeut teknicien i përgjithshëm për 2000 banorë, pra nevojat për teknicienë fizioterapeutë janë të mëdha, afërsisht 300.

Praktikisht, me hapjen e Programit  3 vjeçar  Bachelor të Fizioterapisë, mendojmë që për çdo vit shkollor të marrim nga 20 studentë të rinj per t’i përgatitur.