Infermieri Kirurgjikale


[Shkarko Kurrikulën]

Ky program është hapur për herë të parë në vitin akademik 2013-14. Është Program me 90 kredite dhe  përbëhet nga 16 lëndë të përfshira në 3 semestra. Studentët që marrin pjesë në këtë Master duhet patjetër të kenë përfunduar Programin 3 vjecar “Infermieri e Përgjithshme” ose “Mami”, si dhe te kenë një mesatare notash, jo me pak se nota 7.

Ky Program Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” ofron për studentët studime më të profilizuara, kryesisht në ploblemet kirurgjikale dhe kujdesin infermieror në atë fushë .

Në përfundim të programit studentët do të kenë njohuri për profilet kirurgjikale të procedurave dhe në kirurgjitë: gastro-intestinale, kardio-vaskulare, pediatrike, në problemet dhe kujdesin infermieror në Traumat, .

Studentët, gjithashtu, do të jenë të aftë të kryejnë procedura infermierore parakirurgjikale, si :vazhdimin e mjekimit intensiv në reanimacion, opsione në kontrollin e dhimbjes, në problemet e respiracionit pas operacionit, rehabilitimin post-operator, kujdesin infermeror në pavion, studimet në literaturat përkatëse të profileve të ndryshme kirurgjikale, mjekimin e plagëve.

Në  përfundim të Masterit Profesional studentët do të jenë të aftë dhe do te kenë njohuri në dhënien e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes dhe në spital,  të zbatojnë terapi specifike sipas urdhërit të mjekut, të komunikojnë brenda etikës profesionale me familjarët, me pacientin, të shfrytëzojnë literaturën e fundit, të përdorin vendosjen e tubit nazo-gastrik, të përdorin aspiratorin, oksigjeno-terapinë , dhënien e likideve sipas përshkrimit të mjekut specialist, të realizojnë transfuzionin e gjakut izo-grup izo-rhezus dhe të plazmës, të gjejnë venat periferike me lehtësi, të kontrollojnë drenazhet dhe temperaturën, si dhe pastrimin dhe ndërrimin e plagëve pos-toperatore, ashtu dhe ato traumatike, metodat për të ndaluar hemoragjinë e jashtme dhe  dhënien e ndihmës së parë në gjendjet e shock-ut