Mami


[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit

Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentet aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksessh ëm në kërkimin e punës. Programi i Studimit Bachelor tre vjeçar në “Mami” i krijon një sërë mundësish studentëve që e mbarojnë me sukses këtë program të bëjnë karrierë në fushën profesionale si mami profesionistë, të cilë  mund të punojnë në Spitale Rajonale dhe Terciare. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi jep njohuri të plota mbi sistemin e Shërbimit dhe Kujdesit Mjekësor dhe zgjidh problematikat që dalin.

 

Qëllimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i studentëve që përfshihen në këtë program me njohuritë bazë përkatëse dhe mjekësore bazuar në Lëndët dhe Silabuset e  tyre si dhe në zhvillimin e Praktikave Profesionale Mësimore, si në Laboratorin Mjekësor pranë Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore, ashtu dhe në Praktikat Profesionale Mjekësore në Spitalet Rajonale.

Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuritë bazë dhe të Infermieristikave Speciale sipas Specialiteteve Mjekësore, ashtu dhe me njohuritë bazë në shkencat Mjekësore të Sëmundjeve të Brendshme, Kirurgjisë,  Anestezi&Reanimacionit, Pediatrisë. Në Program tre vjeçar ka dhe Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë), Disiplina të formimit karakterizues të programit, karakterizuese, Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron institucioni, Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe, në fund, me Përgatitje Teze për Diplomë ose Provim Përfundimtar pas të cilit merret Diploma përkatëse.

 

Mundësitë për Punësim

Programi Bachelor në “Mami” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike dhe komunikuese, në drejtim të kujdesit infermieror dhe mjekësor, ndaj pacientes të shtruar në spital. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave teknike mjekësore. Studentet, pasi marrin Diplomën Bachelor mund të punësohen në Shërbimin Shëndetësor Parësor ose spitalor.