Departamenti i Menaxhimit Hoteleri-Turizëm


Menaxhim i Hoteleri-Turizëm

Në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktiken (FASTIP), departamentet janë njësi të njëjta me programet e studimit përsa i përket emërtimit sepse objektivat janë të ndryshme.

Në departamentin Menaxhim i Hoteleri-Turizëm brenda një viti akademik kryhen 34 module teorike si edhe 5 module praktike. Duke qënë se në FASTIP një pjesë e madhe e moduleve kryhen nga lektorë të huaj si rrjedhojë e filozofisë së veçantë të studimeve në FASTIP, pedagogë të brendshëm në të gjithë fakultetin janë tre.

Në departamentin Menaxhim i Hoteleri-Turizëm procesi i përzgjedhjes së pedagogëve në modulet respektive merr rëndësi të veçantë pasi ndërthurja teori praktikë kërkon që studentët të fokusohen vazhdimisht në aplikimin e njohurive në praktikë.

Departamenti ka përgjegjësi kundrejt partnerëve të biznesit që njohuritë teorike të jenë koherente dhe të aplikueshme në mjedisin e sipërmarrjeve private. Për shkak të partneritetit të fortë me kompanitë, vëmendja kryesore e departamentit është në shërbim të patnerëve, pa neglizhuar formimin akademik-shkencor.