Menaxhim i Hoteleri-Turizmit


Bachelor në Menaxhim i Hoteleri-Turizmit

(Program në gjuhën Angleze)

[Shkarko Kurrikulën]

Sektorët e turizmit dhe hotelerisë janë tashmë strategjik për vendin tonë, por duke qënë sektorë të rinj janë gjithashtu sektorët me nevojën më të madhe për staf të kualifikuar. Studimet duale në programin Bachelor kanë si qëllim të përgatisin studentë me aftesi teorike e akademike të standardizuara, por gjithashtu ti japin studentëve aftesitë kryesore të një punonjësi me eksperiencë. Studimet duale, në programin e studimit Menaxhim i  Hoteleri-Turizmit, zgjasin 3 vjet. Një semestër zgjat 6 muaj dhe ndahet në fazën teorike dhe atë praktike, me nga 3 muaj secila fazë. Nëpërmjet paralelizimit të aktivitetit profesional gjatë gjithë periudhës së studimeve shfaqet mundësia e punësimit të studentëve në pozicione kualifikuese dhe me përgjegjësi të lartë, që në momentin e diplomimit. Për më tepër në programin e studimit Menaxhim i  Hoteleri-Turizmit të FASTIP-it, të paktën 50% e lëndëve zhvillohen në gjuhën angleze nga lektorë të huaj, gjë që i jep mundësi studentëve të fitojnë njohuritë dhe eksperiencën e një arsimimi evropian.

Studentët që përfundojnë studimet në FASTIP fitojnë njohuri dhe aftësi metodologjike, specifike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të sektorit të Hoteleri-Turizmit. Ata gjithashtu zotërojnë njohuri të detajuara në financë, marketing, drejtim, shitje dhe shpërndarje, të cilat janë në gjëndje ti aplikojnë në zgjidhjet praktike të problemeve komplekse të sipërmarrjeve turistike dhe hoteliere. Të diplomuarit janë në gjëndje të reflektojnë njohuritë e tyre në mënyrë praktike, dhe gjithashtu të vazhdojnë studimet për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut dhe kushteve sociale në çdo institucion të arsimit të lartë.

Njohuritë e fituara gjatë fazave teorike të studimeve në programin e studimit Menaxhim i  Hoteleri-Turizmit dhe eksperienca praktike e përfituar gjatë trajnimeve profesionale në kompanitë mbështetëse, u japin studentëve aftësitë të njohin proceset bazë të organizimit, planifikimit, kontrollit dhe menaxhimit në vendin e punës. Për këtë arsye, të diplomuarit nga ky program studimi kanë mundësinë të fillojnë një karrierë të menjëhershme në pozicionin e manaxhimit të mesëm në fusha të ndryshme të menaxhimit të hotelerisë dhe turizmit. Shumica e studentëve të programit të studimit Menaxhim i  Hoteleri-Turizmit janë punësuar menjëherë pas diplomimit në kompanitë që i kanë mbështetur gjatë 3 viteve të studimit, ku edhe kanë kryer trajnimet profesionale.