Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme


Bachelor në Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

(Program në gjuhën Angleze)

[Shkarko Kurrikulën]

Studimet duale në programin Bachelor kanë si qëllim të përgatisin studentë me aftësi teorike e akademike të standardizuara, por gjithashtu t’i japin studentëve aftësitë kryesore të një punonjësi me eksperiencë. Studimet duale, në programin e studimit Menaxhim i  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, zgjasin 3 vjet. Një semestër zgjat 6 muaj dhe ndahet në fazën toerike dhe atë praktike, me nga 3 muaj secila. Nëpërmjet paralelizimit të aktivitetit profesional gjatë gjithë periudhës së studimeve shfaqet mundësia e punësimit të studentëve në pozicione kualifikuese dhe me përgjegjësi të lartë, që në momentin e diplomimit. Për më tepër në programin e studimit Menaxhim i  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të FASTIP-it, të paktën 50% e lëndëve zhvillohen në gjuhën angleze nga lektorë të huaj, gjë që i jep mundësi studentëve të fitojnë njohuritë dhe eksperiencën e një arsimimi europian.

Studentët që përfundojnë studimet në FASTIP fitojnë njohuri dhe aftësi metodologjike, specifike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshëm. Ata gjithashtu zotërojnë njohuri të detajuara në financë, marketing, drejtim, shitje dhe shpërndarje, të cilat janë në gjëndje t’i aplikojnë në zgjidhjet praktike të problemeve komplekse të biznesit. Të diplomuarit janë në gjëndje të reflektojnë njohuritë e tyre në mënyrë praktike, dhe gjithashtu të vazhdojnë studimet për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut dhe kushteve sociale në çdo institucion të arsimit të lartë.

Njohuritë e fituara gjatë fazave teorike të studimeve në programin e studimit Menaxhim i  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe eksperienca praktike e perfituar gjatë trajnimeve profesionale ne kompanitë mbështetëse, u japin studentëve aftësitë të njohin proceset bazë të organizimit, planifikimit, kontrollit dhe menaxhimit në vendin e punës. Për këtë arsye, të diplomuarit nga ky program studimi kanë mundësinë të fillojnë një karrierë të menjëhershme në pozicionin e manaxhimit të mesëm me një gamë të gjërë në fusha të ndryshme të menaxhimit të ndërmarrjeve. Shumica e studentëve të programit të studimit Menaxhim i  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme janë punësuar menjëherë pas diplomimit në kompanitë që i kanë mbështetur gjatë 3 viteve të studimit, ku edhe kanë kryer trajnimet profesionale.