Departani i Menaxhimit të Bankave


Menaxhim i Bankave

Në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktiken (FASTIP), departamentet janë njësi të njëjta me programet e studimit përsa i përket emërtimit sepse objektivat janë të ndryshme.

Në departamentin Menaxhim i Bankave brenda një viti akademik kryhen 34 module teorike si edhe 5 module praktike. Duke qënë se në FASTIP një pjesë e madhe e moduleve kryhen nga lektorë të huaj si rrjedhojë e filozofisë së veçantë të studimeve në FASTIP, pedagogë të brendshëm në të gjithë fakultetin janë tre.

Në departamentin Menaxhim i Bankave procesi i përzgjedhjes së pedagogëve në modulet respektive merr rëndësi të veçantë pasi ndërthurja teori praktikë kërkon që studentët të fokusohen vazhdimisht në aplikimin e njohurive në praktikë.

Departamenti ka përgjegjësi kundrejt partnerëve të biznesit që njohuritë teorike të jenë koherente dhe të aplikueshme në mjedisin bankar. Për shkak të partneritetit të fortë me bankat, vëmendja kryesore e departamentit është në shërbim të patnerëve, pa neglizhuar formimin akademik-shkencor.