Menaxhim i Bankave


Bachelor në Menaxhim i Bankave

(Program në gjuhën Angleze)

[Shkarko Kurrikulën]

Ekonomia Shqiptare është në një proces ndryshimi të vazhdueshëm dhe kërkon gjithmonë punonjës të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të saj në sektorët respektivë. Në veçanti sektori bankar duke qënë një nga sektorët më të formalizuar në ekonominë Shqiptare ka nevojë për personel dinamik, të besueshëm, që njeh shumë mirë procedurat dhe proceset brenda bankës.   Në FASTIP studentët ndjekin studime duale, në të cilat gjysma e kohës së studimit ndiqet në fakultet dhe gjysma tjetër e kohës ndiqet në praktikë. Ndërthurja e fortë ndërmjet teorisë dhe praktikës formon studentët në mënyrën më të mirë për të përballuar situata të ndryshme që krijohen në procese pune. Në këtë program studimi studentët marrin njohuri ekonomike të mjaftueshme për të punuar jo vetëm në sektorin bankar por edhe në sipërmarrje private të sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Ky program studimi formon studentët më së miri si nga ana teorike ashtu dhe nga ajo praktike në fushën e bankës. Aplikimi i njohurive teorike menjëherë në praktikë bëjnë që studentët të përvetësojnë shumë shpejt njohuritë e fituara. Formimi i tyre në shkencat ekonomike u krijon mundësinë që të orinentohen mjaft mirë në tregun e punës edhe në sektorë të tjerë përveç atij bankar.

Studentët e FASTIP që në fillim të studimeve të tyre nënshkruajnë një kontratë me bankën në të cilën ato do të kryejnë praktikën gjatë kohës së studimeve. Me përfundimin e këtij programi studimi, studentët e FASTIP janë pothuajse të gjithë të punësuar në bankën ku janë trajnuar.