Informatikë Anglisht


Bachelor në Informatikë Anglisht

Përshkrimi i Programit Bsc. Informatike Anglisht 

Programi Bachelor në fushën e Informatike Anglisht ofron një kurrikulë ndërdisiplinore duke u fokusuar në Teknologjinë e Informacionit, programimin dhe gjuhen angleze. Ky program gjithashtu ndërthur fushat kryesore akademike me aplikacionet dhe teknologjitë  aktuale. Studentët mësojnë si të vlerësojnë zbatimet aktuale teknologjike dhe ato në zhvillim; të  identifikojnë nevojat e përdoruesve; të krijojnë ndërfaqe miqësore për përdoruesit;  të zbatojnë dhe të zhvillojnë aplikacione, të  vlerësojnë ndikimin e teknologjisë tek individët, organizatat dhe shoqëritë.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë studentët me njohuri të reja, përfshi këtu: programimin, zbatimin e aplikacioneve, komunikimin, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e  website-ve, fushen pedagogjike etj. Studentët mësojnë si të vlerësojnë zbatimet aktuale teknologjike dhe ato në zhvillim; të  identifikojnë nevojat e përdoruesve; të krijojnë ndërfaqe miqësore për përdoruesit;  të zbatojnë dhe të zhvillojnë aplikacione, të  vlerësojnë ndikimin e teknologjisë tek individët, organizatat dhe shoqëritë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve? 

Studentët që diplomohen në degën Informatike Anglisht, përgatiten për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh në fushën e Programimit dhe Zbatimit të Aplikacioneve ndër të cilat më kryesoret mund të përmendim: Gjuhët e Programimit (C, C++, JAVA); Zhvillimi dhe menaxhimi i faqeve të Web-it (HTML, JavaScript, PHP, XML); Sistemet multimediale; Krijimi, Menaxhimi dhe administrimi i bazave të të dhënave; Zhvillim Software-sh;Sistemet e informacionit në menaxhim (MIS); Administrimi i rrjetave dhe sitemeve.