Multimedia dhe Televizion Digjital


Master Profesional në Multimedia dhe Televizion Digjital

[Kurrikula – Animim 3D]

[Kurrikula – Përpunim imazhi]

[Kurrikula – Produksion dhe Post produksion]

Programi i studimit Bachelor në Multimedia dhe Televizion Digjital (MTVD) është hapur si rezultat i projektit të suksesshëm TEMPUS RICUM, i financuar nga BE, dhe është në vitin e 6-të të tij. Gjatë implementimit të programit bachelor në Multimedia dhe Televizion Digjital në këto vite, nevojat e tregut të punës në këtë fushë janë rritur dhe për pasojë të zhvillimit dhe modernizimit të teknologjive multimediale, u bë i nevojshëm rishikimi dhe ristrukturimi i kurrikulës së programit të studimit MTVD. Për arsyet e mësipërme, dhe në kuadër të projektit Erasmus+ ‘Zhvillimi dhe implementimi i kurrikulave në Multimedia dhe Televizion Dixhital (DIMTV)’, ku UAMD është koordinatori kryesor i këtij projekti, u ndërmor një hap inovativ siç është zhvillimi i një programi të ri Master Profesional (MP) në MTVD, i cili do t’u ofrojë studentëve mundësinë për të vazhduar studimet e ciklit të dytë në këtë drejtim. Informacione më të detajuara mbi projektin dhe qëllimin e tij mund të gjeni në: http://dimtv-project.al

Kurrikula e këtij programi studimi është ndërtuar me standarde ndërkombëtare pasi në të veç stafit akademik të universiteteve në Shqipëri dhe Kosovë, kanë kontribuar me ekspertizëne tyre të gjithë partnerët nga universitetet europiane (Universiteti Tartu, Universiteti i Lubjanës dhe VSB-Universiteti Teknik i Ostravës). E gjithë kjo rezultoi në përgatitjen e një kurrikule unike në rajon që ofron tre orientime specifike si: Produksion dhe Postproduksion, Animim 3D dhe Përpunim Imazhi. Programi i ri Master Profesional në Multimedia dhe Televizion Digjital do t’u japë studentëve dijet e nevojshme për të pasur njohuri më të thella dhe të detajuara në fushën e Multimedias dhe Televizionit Dixhital, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për suksesin e universitetit dhe projektit diMTV, por kontribuon gjithashtu përtej kufijve të universitetit duke ndikuar në të gjithë vendin dhe në rajon. Mundësitë e ofruara nga implementimi i suksesshëm i këtij programi do të mbulojnë plotësisht të gjitha nevojat profesionale në fushën e MDTV në vend duke rritur kështu numrin eekspertëve të multimedias dhe për pasojë rritjen e punësimit në këtë fushë mësimore kërkimore.

Qëllimi kryesor i programit të studimit Master Profesional në Multimedia dhe TV Dixhital është të zhvillojë dhe të rrisë numrin e specialistëve në fushën e Multimedias dhe Televizionit Digjital dhe si rezultat do të ulë shkallën e papunësisë në këtë fushë në Shqipëri. Ajo që ofron ky program studimi është unike dhe është i vetmi që ofrohet me këto karakteristika në Shqipëri dhe në rajon. Nga ky program do të diplomohen studentë të specializuar në tre drejtime kryesore të fushës së Multimedias dhe të Televizionit Dixhital si:

  1. Produksion and Postproduksion
  2. Animim 3D
  3. Përpunim Imazhi

 Ky program i studimit do të ofrojë njohuri të thella teorike dhe praktike si:

  • Njohuri të avancuara teknike në fusha të veçanta multimediale si Produksion dhe Postproduksion, Animim 3D dhe Përpunim Imazhi.
  • Nëpërmjet praktikave më relevante, studentët do të kualifikohen dhe do të mund të zgjidhin dhe ndërmarrin probleme specifike në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, ata do të kenë aftësitë e nevojshme të kontribuojnë në risitë e të ardhmes.
  • Studentët do të fitojnë ekspertizë teknike nëpërmjet përdorimit të Laboratorit tëMultimedias dhe Studios Audio-Video.
  • Studentët do të kenë aftësi dhe ekspertizë në dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve multimediale të avancuara, profesionale dhe efektive, veçanërisht në mediat audio-vizuale.
  • Nëpërmjet praktikës dhe njohurive të përditësuara, studentët do të jenë të aftë të zhvillojnë produkte të avancuara multimediale në Animim 3D.
  • Programi do t’u ofrojë studentëve mundësinë për të marrë ekspertizë në fushën e përpunimit të imazhit dhe sinjalit.

Në përfundim të studimeve të tyre, studentët do të jenë të aftë të:

  • zbatojnë metodat dhe teknologjitë e duhura me qëllim analizimin, dizenjimin, realizimin dhe menaxhimin e produkteve multimediale.
  • vlerësojnë raste praktike specifike në fushën e multimedias.
  • dizenjojnë ndërfaqe përdoruesipër platforma të ndryshme digjitale.
  • aplikojnë parimet teknike mbi dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve interaktive multimediale.
  • zbatojnë/implementojnëteknika të avancuara në procesest e produksionit dhe postproduksionit të produkteve audio dhe vizuale.
  • zgjidhin probleme, duke transmetuar njohuritë e duhura dhe duke prodhuar ide inovative në fushën e Multimedias dhe Televizionit Digjital.

Ky program studimi është master profesional dhe është zhvilluar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Programi përmban 60 ECTS në total dhe ofrohet brenda një viti akademik. Struktura e programit përfshin 10 kurse dhe secili kurs që ka 6 ECTS.