Multimedia dhe Televizion Dixhital


Bachelor në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”

Përshkrimi i Programit Bsc. “Multimedia dhe Televizion Dixhital”

Programi i studimit “Multimedia dhe televizion dixhital” ka si qëllim edukimin e studentëve lidhur me produksionet multimediale, duke ofruar kompetenca për të punuar në detyrat e produksionit dhe post-produktionit në fushën e multimediale dhe televizive dixhitale që janë të nevojshme për të përmbushur nevojat e sektorit publik dhe privat të nevojshme në zhvillimin dinamik të teknologjive në fushën e multimedias. Ky program ofron specialitete të teknologjive multimediale dhe të televizionit dixhital duke kombinuar njohuritë bashkëkohore me studime teorike dhe praktike bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushë.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i programit të studimit “Multimedia dhe televizioni dixhital”, është të ofrojë specialistë në fushat e teknologjive multimediale dhe televizionit digjital. Programi është rregulluar në bazë të standardeve europiane për edukimin e profesionistëve në fushën e lartpërmendur. Rezultati i procesit të mësimit është në trajnimin e nxënësve në mënyrë specifike për kryerjen e detyrave në fushën e produksionit dhe postproduktimit të teknologjisë multimediale dhe televizionit digjital. Pas diplomimit, ofrohen spektra të gjera të profesioneve në lidhje me televizionin digjital, radio, internet, animacion, punë në studio dhe forma të ndryshme të ngjashme të mediave. Programi i studimeve është përshtatur me zhvillimin e fushave të përmendura, studimet themelore (niveli i parë i arsimit të lartë) të teknologjisë audio dhe video dhe është përshtatur në përputhje me kërkesat e arsimit të lartë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Multimedia dhe televizion dixhital” përgatit studentë të aftë për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh si: animime 2D dhe 3D, faqosje, efekte speciale, akustikë, produksion dhe post-produksion audio-video. Në kuadër të rritjes dhe modernizimit të stacioneve televizive dhe shërbimeve broadcast, kërkohet një rritje në aspektin profesional të kuadrove që do të punojnë në këtë industri. Bazuar në këto nevoja, studentët, të cilët përfundojnë këtë degë, jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi.