Sisteme Informacioni


[Shkarko Kurrikulën]

Bachelor në Sisteme Informacioni 

Përshkrimi i Programit Bsc. Sisteme Informacioni

Dega Sisteme Informacioni (SI) mbulon një fushë të re, me perspektivë dhe në zhvillim jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë. Studentët e SI përgatiten me dijen e duhur për ndërtimin dhe implementimin e zgjidhjeve efektive teknologjike për përmbushjen e nevojave të ndryshme për informacion dhe për mbështetje në vendimarrje në aspekte të ndryshme menaxheriale, organizacionale si dhe në atë sociale.

Misioni i këtij programi studimi është përgatitja e të diplomuarve me njohurinë dhe aftësitë e nevojshme për praktika të suksesshme në fushën e Sistemeve të Informacionit. Ky mision lidhet direkt me artin dhe shkencën e menaxhimi të Informacionit në të gjitha aplikimet e mundshme. Studentët mësojnë se si të procesojnë nevojën për informacion, se si të dizenjojnë Sistemet e duhura të Informacionit dhe se si të vlerësojnë ato aktualet.

Trendi i edukimit sot po fokusohet me shpejtësi drejt programeve që mësojnë njohuritë teknike të kombinuara me njohuri mbi funksionimin e organizatave. Rëndësia e Teknologjisë dhe Sistemeve të Informacionit në organizata, si dhe nevoja aktuale për profesionistë të aftë dhe të mirëformuar në këtë fushë është pika lidhëse e kurrikulës së degës për ti prezantuar studentët me njohuritë e plota dhe të nevojshme mbi Sistemet e Informacionit.

Duke studiuar në këtë degë studentët do të mund:

  1. Të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet përdorimeve inteligjente të Sistemeve të Informacionit.
  2. Të zhvillojnë karrierat e tyre profesionale pas diplomimit duke qënë të pajisur me eksperiencën, me njohuritë e nevojshme mbi teknologjitë, metodat dhe sistemet më aktuale në këtë fushë.
  3. Të zhvillojnë profesionin e tyre nëpërmjet studimeve dhe kërkimeve profesinale

Mundësi karriere

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Kërkesa për specialistë në Sistemet e Informacionit, në tregun e punësimit po rritet ditë pas dite, në Shqipëri dhe në botë. Mbas përfundimit të studimeve në këtë degë studenti do të jetë i aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet përdorimit inteligjent të sistemeve të informacionit. Një nga avantazhet më të medha që ka kjo fushë studimi janë mundësitë e shumta për punësim në specialitete të ndryshme, në varësi të prirjeve dhe preferencave të studentëve. Ata mund të zgjedhin të punojnë si Analist biznesi dhe sistemi, Specialistë të aplikacioneve të ndërmarrjes, Konsulent TI dhe SI për organizatat, analist të dhënash, zhvillues sistemi, etj. Por jo vetëm kaq, ata mund të zgjedhin të punojnë në fushat e Inteligjencës së biznesit, bazave të të dhënave, Sistemeve të vendim-marrjes, dhe sistemeve të njohurive.

Studentët që përfundojnë ciklin e parë të studimeve bachelor në Sisteme Informacioni, kanë mundësi për tu puësuar në profesione si:

  1. Analist Sistemi
  2. Analist i proceseve të biznesit
  3. Konsulent IS/IT
  4. Konsulent menaxhimi dhe drejtimi
  5. Zhvillues rrjeti
  6. Menaxher teknik
  7. Specialist i sigurisë së Sistemeve të Informacionit
  8. Specialist dhe zhvillues në platformat ERP

Pritshmëritë nga programi i studimit

  1. Studentët duhet të njohin dhe aplikojnë njohurinë e përshtatshme kompjuterike dhe matematike në disiplina të ndryshme.
  2. Studentët duhet të jenë të aftë të analizojnë problemin, të identifikojnë dhe të përcaktojnë zgjidhjet e duhura teknologjike.
  3. Studentët duhet të jenë të aftë të dizenjojnë, implementojnë dhe vlerësojnë sisteme të bazuara në kompjuter, procese, komponentë apo programe për të arritur standartet e kërkuara.
  4. Studentët duhet të jenë të aftë të njohin proceset e duhura për të ofruar mbështetje mbi aplikime specifike me anë të Sistemeve të Informacionit.
  5. Studentët duhet të jenë të aftë të bashkpunojnë dhe të jenë efektiv në grupe pune drejt qëllimeve të përbashkëta.
  6. Studentët duhet të jenë të aftë të kuptojnë përgjegjësitë dhe detyrimet profesionale, etike, ligjore dhe sociale.
  7. Studentët duhet të jenë të aftë të komunikojnë me një grup të gjerë audience.
  8. Studentët duhet të jenë të aftë të analizojnë impaktin local dhe global të teknologjisë mbi individët, organizatat, industrinë dhe shoqërinë.
  9. Studentët duhet të jenë të aftë të njohin nevojën për zhvillim profesional mbi teknikat aktuale, mjetet dhe risitë e fushës.