Filozofi –Sociologji

Përshkrimi i Programit:

Gjuha e përdorur në mësimdhënie- Gjuha shqipe

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit Tri vite akademike

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studenti duhet të jetë pajisur me njërën nga diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë e Maturës shtetërore.
  • Diplomë e shkollës së mesme (të përgjithshme ose të profilizuar), sistemi i vjetër.
  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale (5-vjeçare).

– Diplomë e arsimit të mesëm, e përfituar jashtë vendit njohur dhe ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Programi synon arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët, duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës dhe të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale.

Objektivat kryesore te programit:

  1. Pajisja e studentit me njohuri dhe koncepte bazë në fushës e studimit Filozofi –
  2. Pajisja me aftësi profesionale, me formim qytetar të përgjithshëm.
  3. Pajisja me aftësi bazë për punë kërkimore.
  4. Pajisja aftësi të përgjithshme praktike dhe të zbatuara, dhe me aftësi për promovim personal.

Programi synon arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët, duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës dhe të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një shoqërie globale dhe dinamike.

Mundësia për studime të mëtejshme: Mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të studimit Master Profesional dhe shkencor në fushën e edukimit, sociologjisë dhe fusha të përafërta.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:

  • Mësues të ciklit të mesëm të ulët dhe të mësëm të lartë në institucione të ndryshme arsimore private dhe publike pas mbarimit të masterit dhe marrjes së licencës.
  • Specialistë arsimi apo anëtarë të strukturave të institucioneve jopublike që u ofrojnë shërbime qytetarëve në fushën e edukimit apo shkencave të edukimit.