Eja na vizito në

Kampus

Vizito Kampusin

Mirëpresim vizita në Kampus nga studentë të ardhshëm, prindër, profesionistë, apo thjeshtë të interesuar për të na njohur. Gjatë turit do të njiheni me mjediset, auditorët, laboratët, stafin dhe jetën studentore në UAMD. Ju do të priteni nga përfaqësuesi ynë i Qendrës së Karrierës, i cili  do t’ju rrëfejë më shumë rreth programeve tona të studimit dhe do t’ju ndihmojë te merrni vendimin e duhur.

 

Godina Currila

Godina Qendrore (Currila) me sipërfaqe 6000 m2, bibliotekë dhe laboratorë. Në të ndodhen dy fakultete: Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Fakulteti i Studimeve Profesionale.

Adresa:
L.1, Rruga e Currilave, Durrës

Kampus Spitallë

  1. Godina e  parë e Kampusit ka një sipërfaqe prej 8159 m2, 1 bibliotekë dhe disa laboratorë. Ajo është “shtëpi” e Fakultetit të Edukimit.
  2. Godina e re e Kampusit me sipërfaqe 12296 m2, mirëpret studentët e dy fakulteteve: atij të Shkencave Politike-Juridike si dhe studentët e Fakultetit të Biznesit. 

Adresa:
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqesia, Spitallë, Durrës

Koha e vizitave

Ju mirëpresim nga e hëna në të premte, ora 11:00 – 15:00.

Sektori i Karrierës dhe Alumnit

Fakulteti i Edukimit, Kati i Parë
Kampusi Universitar, Rruga Miqësia, Spitallë, Durrës

Email : karriera@uamd.edu.al