Mekanik Detar


Mekanik Detar , me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, i pa akredituar.

Programi i Studimit 2-vjeçar në “MEKANIKË  DETARE ” u ofron studentëve mundësinë që të zhvillojnë dijet si dhe aftësitë e  tyre profesionale në fushën e mekanikës detare , të menduarit dhe analizuarit kritik për të kuptuar sfidat në situata të ndryshme. Njëkohësisht, në përfundim të këtij Programi studenti pajiset me njohuritë e nevojshme për të zbatuar në mënyrë efektive aftësitë teknike dhe mekanike  në fushën e shërbimeve mekanike detare. Kompetencat e përfituara do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë fushën e shërbimeve mekanike detare.

Të diplomuarit  në programin “Mekanikë Detare” krijojnë mundësinë të punësohen si specialist i Mekanikës Detare pranë :

-sektorit të makinerisë në anijet, tragetet, postalet,etj të flotës sonë tregtare, apo dhe ato ndërkombëtare.

-oficinave të riparimit dhe grupeve të specialistëve të  mirëmbajtjes së sektorit të makinerisë të motopeshkatoreve dhe anijeve  tregtare të kompanive të ndryshme që operojnë në transportin detar.

Studentët pajisen me Diplomë profesionale në fushën e detarisë, me specialitet mekanik në anjije për riparim dhe mirëmbajtje.

Të diplomuarit në këtë profil do të mund të punësohen në sektorët e transportit detar  si Fllota detare tregtare, Sektori i peshkimit, Sektori i turizmit, Tregu ndërkombëtar i punës. Gjithashtu, të diplomuarit mund të shërbejnë edhe si konsulentë, ekspertë e profesionistë të fushave të transporteve detare, në ente private që operojnë në fushën e transporteve detare dhe turistike.

Është një profesion mjaft defiçitar në fushën e detarisë, pasi stafi profesional detar mungon pothuajse në çdo anije, me aftësi për :

  • Përcaktim i ndërhyrjeve te rikualifikimit të personave që imbarkohen në anije lundrimi.
  • Vlerësim për secilën ndërhyrje te emergjencës.
  • Përmirësim i kushteve te konfortit dhe sigurisë.
  • Reduktim i shpenzimeve te menaxhimit.