Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore


Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore  , me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, i paakredituar.

Ky program synon të plotësojë një boshllëk që ndjehet në operatorët e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së impianteve industrialle dhe në fushën e mekanikës bujqësore, me personel të kualifikuar. Përthithja e kontigjenteve nga shkollat e mesme profesionale në vend, krijimi i marëveshjeve me bizneset dhe tregun e punës, i bën këta studentë mjaft të kërkuar.

Studenti pajiset me nje Diplomë Profesionale, me të cilën mund të punësohet shumë mirë në çdo sipërmarje agrobujqësore apo industriale, për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pasijeve të ndryshme teknologjike.

Studentët e diplomuar në këtë program studimi do të jenë specialistët e parë të diplomuar pas rreth 30 viteve. Tregu i punës ka një nevojë shumë të madhe për këtë profesion pasi zhvillimi rural i vendit sjell me vete edhe rritjen dhe përmirësimin e pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të cilat duhet të përdoren dhe të mirëmbahen.

Jemi i vetmi program studimi, ne vend që përgatisim profesionistë ne fushën e mekanikës bujqësore.