Mësues i Shkencave Sociale


MASTER I SHKENCAVE: Mësues i Shkencave Sociale

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor

Objektivat kryesore të programit të studimit

  1. Të përgatisë mësues në fushat e psikologjisë, sociologjisë, e të shkencave sociale.
  2. Të përgatisë specialistë në fushën e mësimdhënies të lëndëve të shkencave sociale.
  3. Të formojë studentë të cilët të kenë njohuri të thelluara psikologjike dhe sociologjike për të identifikuar problematikat e ndeshura gjatë orës së mësimit si dhe për t‘u dhënë zgjidhje.

Mundësi të mëtejshme studimi Cikli i tretë i studimeve Doktoraturë

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:

  • Mësues në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar, duke qenë të specializuar në fushën e mёsimdhënies së shkencave sociale dhe menaxhimit të klasës.
  • Specialistë dhe kërkues shkencor në fushën e edukimit, duke dhёnё kontributin e tyre nё sistemin arsimor me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e mësimdhënies së shkencave sociale, pёr të pёrmirёsuar dhe rritur cilёsinё e arsimit.