Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë 


MASTER I SHKENCAVE: Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë 

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor

Objektivat kryesore të programit të studimit

  1. Formimi profesional i studentëve në njohjen shkencore të gjuhës shqipe e të letërsisë.
  2. Të përgatisë metodistë të fushës së mësimdhënies, njohës, përshtatës dhe përpunues të kurrikulës dhe zbatimit kreativ të programeve dhe planeve mësimore.
  3. Të përgatisë specialistë, mësues, të cilët kontribuojnë jo vetëm në shkollën ku punojnë, por edhe në nivele të larta të institucioneve arsimore.

Mundësi të mëtejshme studimi Cikli i Tretë i studimeve Doktoraturë.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:

  • Në sektorin privat dhe atë publik, përkatësisht si mësues në shkolla jopublike dhe publike të nivelit parauniversitar, pas fitimit të licensës, në zbatim të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, për profesionet e rregulluara.
  • Në institucione të tjera të edukimit, në institucione të publikimit dhe botimit, etj.