Objektivat e Kërkimit Shkencor

Objektivat e Kërkimit Shkencor dhe Veprimtarisë Kërkimore
(2020-2025)

Çdonjëri në qendër e të gjithë bashkëpunues,
për një universitet elitar të bazuar në kërkimin shkencor

         Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”. Për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007, ndërsa sot në përbërje të tij  janë 6 fakultete: Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i Edukimit, i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).      

UAMD karakterizohet nga diversiteti dhe larmia e programeve të studimit që ofrohen në disiplina të ndryshme, të tilla si:

  • Ekonomi/ shkenca ekonomike (biznes/sipërmarrje, financë-kontabilitet, turizëm, menaxhim, marketing);
  • Shkenca sociale e humane (Edukim/Pedagogji, Sociologji/Probleme Sociale, Psikologji/Shërbim psikologjik, Gjuhësi, Letërsi);
  • Shkenca politike e juridike (Drejtësi, Administrimi Publik/Administratë, Shkenca Politike, Shkenca komunikimi);
  • Teknologji dhe Informacion (Shkencave Kompjuterike, Teknologji Informacioni);
  • Shkenca Mjeksore (Mjeksi/Shëndet Publik);
  • Shkenca të natyrës dhe inxinierike (Shkenca Inxhinierike, Mekanikë, Transport).

Programet e studimit të ofruara janë bashkëkohore, në përputhje me nevojat e tregut të punës, pasi përcaktimi i fushave prioritare të studimit janë të identifikuara në interes të zhvillimin rajonal e kombëtar.  Për sa i përket interesit rajonal, UAMD synon trajnimin e specialistëve në sektorët e turizmit, detarisë, menaxhimit dhe shërbimeve financiare.

Universiteti ka treguar interes gjithnjë e në rritje  ndaj burimeve njerëzore, stafit administrativ dhe atij akademik duke synuar   një staf sa më të kualifikuar dhe produktiv. Stafi akademik është një pikë e rëndësishme mbështetëse në ecurinë dhe zhvillimin e UAMD si në fushën e mësimdhënies por dhe atë të kërkimit shkencor. Tregues i rëndësishëm i performancës kërkimore-shkencore janë titujt dhe gradat shkencore të personelit akademik. Aktualisht Universiteti ka në përbrje të tij një personel akademik prej 308 pedagogësh, prej të cilëve 13 mbajnë titullin akademik Prof. Dr; 39  Prof. Asoc.; 165 mbajnë gradën Dr. dhe 91 Msc.

Në tabelën vijuese (tabela 1), janë pasqyruar titujt dhe gradat shkencore të personelit akademik, sipas njësive bazë dhe njësive kryesore të UAMD për vitin akademik 2019-2020.

 

 

Departamentet, fakultetet

dhe UAMD

Personeli akademik

(Gjithsej)

Titujt dhe gradat shkencore

Master

(PhD Candidate)

Doktor

Prof. Asoc. Dr.

Prof. Dr.

Departamenti  i Marketingut

16

3

6

6

1

Departamenti i  Financë Kontabilitetit

17

6

9

1

1

Departamenti i Shkencave Ekonomike

15

3

9

1

2

Departamenti i Menaxhimit

14

5

5

4

0

Departamenti i Turizmit

8

1

6

0

1

Fakulteti i Biznesit

70

18

35

12

5

Departamenti i Letërsisë

8

0

6

2

0

Departamenti i Gjuhës Shqipe

9

1

6

2

0

Departamenti i Gjuhes Angleze

24

6

16

2

0

Departamenti i Psikologjisë

12

2

7

2

1

Departamenti i Sociologjisë

11

3

5

2

1

Departamenti i Pedagogjisë

13

0

10

2

1

Qendra Edukim në Vazhdim

8

1

7

0

0

Fakulteti i Edukimit

85

13

57

12

3

Dep. i Shkencave Teknike Mjekesore

15

9

5

0

1

Dep. i Shkencave Inxhinierike e Detare

14

10

3

1

0

Dep. i Shkencave të Aplikuara e të Natyrës 

10

2

8

0

0

Fakulteti i Studimeve Profesionale

39

21

16

1

1

Departamenti i Drejtësisë

31

6

18

6

1

Departamenti i Shkencave Politike

17

0

10

5

2

Departamenti i Administrimit Publik

15

4

8

2

1

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike

63

10

36

13

4

Departamenti i Matematikes

17

5

11

1

0

Departamenti i Teknologji Informacioni

14

9

5

0

0

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

18

15

3

0

0

Fak. i Teknologjise se Informacionit

49

29

19

1

0

   Menaxhim i Bankave

2

0

2

0

0

FASTIP

2

0

2

0

0

UAMD, gjithsej 2019-2020

308

91

165

39

13

 

Për realizimin e kërkesave të ligjit “Për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, edhe në fushën e kërkimit shkencor dhe veprimtarisë kërkimore, është vijuar përpjekja e anëtarëve të personelit akademik të UAMD për t’u angazhuar në kërkim shkencor dhe për të marrë pjesë në veprimtari kërkimore-shkencore e botuese kombëtare apo ndërkombëtare.

Vlerësimi i veprimtarisë kërkimore shkencore të personelit akademik, bazuar në “Kriteret e vlerësimit të veprimtarisë kërkimore shkencore të personelit akademik të UAMD” (Miratuar me vendim Nr. 44, datë 14.06.2018 të Senatit Akademik të UAMD) ka qënë i kënaqshëm ku mund të përmendim: 331 artikuj shkencorë të botuar; 26 libra/revista monografi, tekste; dhe 640 pjesëmarrje në konferenca shkencore përgjatë dy viteve të  fundit.

Një fushë e rëndësishme për Universitetin ka qënë dhe vijon të jetë ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor, duke krijuar sinergji dhe partneritet me   Universitetet dhe Institutet e tjera kërkimore brenda dhe jashtë vendit.

       Për herë të parë janë realizuar shkëmbime me universitetet partnere europiane: 21 studentë (të të tre cikleve, Bachelor, Master dhe Doktorandë), kanë kryer mobilitet nga periudha 2017-2020, në 11 universitete partnere europiane, 117 staf akademik dhe administrativ, kanë përfituar nga kjo eksperience në 15 universitete europiane, 28 staf akademik dhe administrativ nga 7 universitete të huaja partnere të vendeve europiane janë mirëpritur në UAMD.

UAMD është lider  njëkohësisht në dy projekte Erasmus + CBHE, zbaton aktualisht gjashtë projekte të tjera, në cilësinë e partnerit nën programin Erasmus + CBHE, Projekte infrastrukturore nga fondet kombëtare, Projekte shkëmbimesh Erasmus+, CEEPUS me partnerë europianë, Projekte nga antarësimet në rrjete (Agjencia Frankofone Universitare (AUF)).

UAMD ka rritur në mënyrë eksponenciale  nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit nga viti në vit. Numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara janë 102 në total,  55 prej të cilave vetëm me institucione të arsimit të lartë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Misioni dhe vizioni i UAMD-së në fushën e kërkimit shkencor

            Universiteti “Aleksandër Moisiu”  mbështetet në parimin se arsimi i lartë është e mirë dhe përgjegjësi  publike duke patur për mision të krijojë, të zhvillojë dhe të përcjellë dije përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor; të formojë specialistë të lartë dhe të pregatisë shkencëtarë të rinj; të pregatisë profesionistë e qytetarë aktiv për shoqërinë demokratike shqiptare dhe për vlerat europiane. 

 Universiteti “Aleksandër Moisiu”  ka patur dhe vijon të ketë në qendër të  prioriteteve të  tij strategjikë  kërkimin shkencor, me fokus   kryesor nxitjen dhe promovimin e ekselencës akademike si  dhe arritjet në fusha të ndryshme të shkencave ekzakte dhe ato shoqërore.

        UAMD, ka për mision të kryej mandatin e tij arsimor dhe shkencor në mënyrë të kënaqshme dhe në hap me kohën, të promovojë Arsimin e Lartë duke shkëmbyer njohuri dhe duke gjeneruar ide të reja dhe moderne, të promovojë dhe mbështesë projekte inovative kërkimore që inkurajojnë dhe forcojnë lidhjen midis tregut të punës dhe Universitetit, të garantojë mundësi të barabarta për stafin akademik në përfitimet e financimeve për kërkim shkencor.

Për të përballuar sfidat e kohës, duke e vlerësuar arsimin e lartë si përgjegjësi publike,  për t’iu përgjigjur kërkesave të ligjit “Për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, duke e konsideruar kërkimin shkencor si kriter të vlerësimit institucional, rankimit e financimit, UAMD synon të shndërrohet në një qendër të zhvillimit rajonal dhe (mbarë)kombëtar, të udhëheqë studentët në mënyrë të përgjegjshme duke kontribuar denjësisht në tregun e punës, të influencojë botën akademike dhe të përballojë sfidat e bashkësisë shkencore ndërkombëtare.

Parimet dhe qëllimi i Strategjisë së Kërkimit

       Universiteti “Aleksandër Moisiu”, frymëzohet nga një sërë vlerash dhe parimesh të cilat do të vazhdojnë të drejtojnë aktivitetet e tij në të ardhmen si, liria akademike, autonomia institucionale, integriteti, cilësia dhe ekselenca në mësimdhënie dhe etika në kërkimin shkencor.

       Strategjia e Kërkimit Shkencor e UAMD-së bazohet dhe mbështet  parimet e Kartës Europiane të Kërkimit Shkencor si: parimet e lirisë së kërkimit, etikës kërkimore, përgjegjshmërisë dhe qëndrimit professional etj, dhe pikërisht në këtë kuadër është miratuar Kodi i Etikës në Kërkim Shkencor.

       Universiteti ka për qëllim të pregatisë specialistë që përmbushin kërkesat e tregut kombëtar e ndërkombëtar të punës; të formojë shkencëtarë të rinj përmes punës kërkimore – shkencore të nivelit më të lartë bashkëkohor; të realizojë kualifikime shkencore të stafit akademik në fushat e shkencave të mirëfillta teorike dhe shkencave të zbatuara; të tërheqë specialistët më të mirë, të krijojë kushte, të nxisë dhe inkurajojë rritjen e aftësive akademike dhe të kontributit të tyre; të kryejë studime shkencore për të zhvilluar dije të qëndrueshme si dhe për të dhënë kontribut në zhvillimin e vendit.

        Universiteti “Aleksandër Moisiu”  dëshmon qëllimin dhe angazhimin e tij në përmirësimin dhe ngritjen cilësore të punës kërkimore përmes vënies në jetë të metodologjive  të reja dhe duke qënë aktiv në programe dhe projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të  vendit dhe më gjerë.

        Fokusi dhe shtylla kryesore për arritjen e këtyre qëllimeve është stafi akademik dhe administrativ i UAMD-së, studentët  e tre cikleve të studimit, si dhe të gjithë aktorët e tjerë të brendshëm e të jashtëm të cilët kërkimin shkencor e shohin si përgjegjshmëri, kontribut dhe nevojë për zhvillimin shoqëror e social.

Objektivat e Kërkimit shkencor dhe veprimtarisë kërkimore 2020-2025

Universiteti “Aleksandër Moisiu”  ka si objektiv kryesor prodhimin e një kërkimi shkencor me standarte sa më të larta, i aftë të konkurojë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, bazuar në 7 objektivat srategjikë:

 

  1. Forcimi dhe nxitja e veprimtarisë kërkimore shkencore sa më cilësore si dhe krijimi i një sistemi mjedisor i bazuar në ekselencë;
  2. Nxitja e vazhdueshme e kualifikimit të stafit akademik;
  3. Stimulimi i studentëve ekselentë në projekte kërkimore shkencore;
  4. Bashkëpunimi me aktorë të jashtëm për hartimin e strategjive dhe plani i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social;
  5. Financimi dhe sigurimi i aksesit të kërkuesve shkencorë në burime dhe infrastrukturën e nevojshme;
  6. Ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor përmes partneriteteve në projekte dhe programe të përbashkëta me Universitete dhe Institute kërkimore ndërkombëtare.
  7. Përmirësimi dhe shtimi i aksesit në rezultatet e kërkimit shkencor dhe veprimtarive shkencore.
  8. Financimi i projekteve kerkimore shkencore dhe i botimeve ne revista te indeksuara me faktor impakti dhe ne databazen e SCOPUS.

Plani i veprimit për realizimin e objektivave

          Universiteti “Aleksandër Moisiu” angazhohet maksimalisht duke përcaktuar kështu dhe mënyrat, mjetet dhe masat konkrete të nevojshme për realizmin dhe fuqizimin dhe si një garanci për arritjen e synimeve strategjike në fushën e kërkimit shkencor brenda UAMD-së.

Plani i veprimit që UAMD do ndërmarrë për secilën nga objektivat strategjikë është  renditur përmbledhtazi si më poshtë:

Objektivi 1.  Forcimi dhe nxitja e veprimtarisë kërkimore shkencore sa më cilësore si dhe krijimi i një sistemi mjedisor i bazuar në ekselencë do të synohet përmes:

Shndërrimit të Universitetit Aleksandër Moisiu në një universitet të bazuar në kërkimin shkencor (Research-based University); hartimi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), i kritereve të vlerësimit të një universiteti të bazuar në kërkimin shkencor dhe orientimi i gjithë punës mësimore e kërkimore-shkencore në përmbushjen e tyre; shndërrimi i UAMD-së  në një model kombëtar e më gjerë.

– Krijimi i një komuniteti akademik (në nivel departamenti, fakulteti e më gjerë), bazuar në parimet e barazisë në të drejta, detyrime e përgjegjësi, ku çdonjeri është në qendër dhe të gjithë janë bashkëpunues me të gjithë; nxitja e projekteve kërkimore dhe botuese (individuale e në grupe, bashkë-autorësi), si dhe organizimi i planifikuar i veprimtarive shkencore-kulturore, duke nisur me ato për njohjen dhe promovimin e krijimtarisë shkencore të njëri-tjetrit;

– Integrimi real i mësimdhënies me kërkimin shkencor duke e konsideruar këtë si domosdoshmëri për të përballuar sfidat e shkollimit universitar, në kushtet kur shkolla (duke përfshirë universitet), e ka humbur monopolin e të qenit informuesi i vetëm dhe kur studentët kanë akses informativ aq sa edhe vetë pedagogët e tyre. Sfida e sotme nuk lidhet me informimin e studentit të painformuar, por me formimin e studentit të informuar. Kjo kushtëzon: (a) leksione që dalin edhe nga kërkimi i drejtpërdrejtë; (b) përfshirjen e studentit në projekte kërkimore të përbashkëta me pedagogun e të drejtuara prej tij; (c) shndërrimin shkallë-shkallë të raportit “pedagog-student” në “udhëheqës-kërkues”, sidomos në nivelin master e doktoraturë; (d) rivlerësim të lëndëve që lidhen drejtpërdrejt me kërkimin (siç janë: Metodat e kërkimit shkencor etj.); 

 

Objektivi 2. Nxitja e vazhdueshme e kualifikimit të  stafit akademik do të realizohet përmes:

      -Forcimit të strukturave për kërkimin shkencor, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH (në vijim Ligji 80/2015).

        -Përmbushja e standardeve për statusin “Universitet”, në përputhje me kërkesat e nenit 18 të ligjit 80/2015, si dhe përmbushja e kritereve për dhënien e titujve “Profesor” e “Profesor i Asociuar”, në përputhje me kërkesat e nenit 60 të këtij ligji (“titujt akademikë”), si dhe akteve nënligjore..

          – Konstituimi i Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik (‘Këshilli i profesorëve’), në përputhje me kërkesat e nenit 46 e 60 të ligjit 80/2015, si dhe fillimi i punës për promovimin e personelit akademik dhe dhënien e titujve “Profesor” dhe “Profesor i asociuar” – bazuar në VKM “Për standardet shtetërore dhe kriteret për fitimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore” (aktualisht draft).  

          –Vazhdimi i programeve të doktoraturës të riorganizuara sipas kërkesave ligjore në Fakultetin e Biznesit, gjatë vitit akademik 2021-2022 e në vijim, si dhe hapjen e programeve të reja të doktoraturës në dy fakultet të tjera: Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike, nga viti akademik 2021-2022. Me qëllim që çdo departament/njësi bazë të jetë qendër graviteti e veprimtarisë kërkimore-shkencore.

         –Kategorizimi (mbi bazën e një pyetësori) i personelit akademik në përputhje me kërkesat e nenit 59 të ligjit 80/2015 në personel akadmik “me orientim mësimor” dhe “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në intersat vetjake akademike të çdo anëtari të personelit akademik; krijimi i mundësive për harmonizimin e interesave për kualifikim shkencor vetjak (hierarkia akademike), me realizimin e projekteve kërkimore të institucioneve të UAMD.

        -Përzgjedhja e Drejtuesit të Kërkimit në çdo njësi bazë, nga personeli akademik “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në kriteret e të qenit bashkëpunues (1), ndër pedagogët me titullin më të lartë akademik (2), me përvojë në kërkimin shkencor (3) dhe mundësisht me përvojë në promovimin e personelit akademikë (4).

      -Standardizimi i ‘profilit të pedagogut’ në përputhje me kërkesat e ligjit 80/2015, akteve nënligjore dhe, në zbatim të tyre, të standardeve të vlerësimit të IAL nga AKKSHI dhe vendosja si zë më vete i profilit të çdo pedagogu në faqen zyrtare të UAMD (sipas departamenteve).

       –  Vlerësimi me pikë/kredite e me kritere unike i veprimtarisë kërkimore-shkencore e botuese, për çdo vit akademik e për çdo pjesëtar të personelit akademik.

         -Rritja e vëmendjes mbi metodologjinë (metodat e kërkimit shkencor), vendosja e një raporti të drejtë midis dijes teorike dhe dijes metodologjike; respektimi i kërkesave etike të kërkimit shkencor, në mënyrë të veçantë shmangia e plagjaturës, duke respektuar “Kodin e etikës së kërkimit shkencor” të UAMD -së.

          -Për nxitjen dhe drejtimin e kërkimit shkencor në UAMD, në zbatim të kërkesave të ligjit 80/2015 (sidomos neni 8, por edhe nenhet 12, 13, 93-96 etj.), krijimi i Këshillit të Nxitjes e Menaxhimit të Kërkimit Shkencor” (KKSH), si organ këshillmor për veprimtarinë kërkimore shkencore, pranë Rektorit të universitetit. Organizimi, funksionimi, kohëzgjatja si dhe shpërblimi i anëtarëve miratohen nga Rektorati.

 

Objektivi 3.  Stimulimi i studentëve ekselentë në projekte kërkimore shkencore do të realizohet përmes:

        -Përfshirjes së  studentëve në kërkimin shkencor, e konsideruar si mundësi “e artë” për të realizuar objektivat të kërkimit shkencor (1), si kërkesë për formimin e tyre profesional dhe qytetar (2), si rrugë për të rritur shkallën e përvetësimit të programeve mësimore (3), si një mënyrë për pasurimin e CV-në e tyre që në kohën e studimeve universitare (4) dhe orientimin e tyre në tregun e punës

 

Objektivi 4. Bashkëpunimi  me aktorë të jashtëm për hartimin e strategjive dhe plani i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social do të ketë në fokus:

       -Përputhjen sa më të madhe të temave të doktoraturave me prioritetet e zhvillimit rajonal e kombëtar (politik, ekonomik, pedagogjik, social, shëndetëor, inxhinierik etj.), si dhe aplikimi për sponsorizimin e këtyre projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) apo institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

       – Zhvendosjen e qendrës së gravitetit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në njësitë bazë (departamente e qendra) si dhe renditja e UAMD – mbi bazën e vlerësimit  të jashtëm periodik të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë – në krye të hierarkisë universitare të Shqipërisë. Kjo do të thotë që çdo departament/njësi bazë të renditet në krye të listës së të ngjashmëve të vet në universitet shqiptare.

         -Përcaktimin e prioriteteve të kërkimit shkencor nga departamentet/qendrat; përcaktimi i objektivave të veprimtarisë kërkimore të çdo anëtari të stafit akademik, të përshkallëzuara (vjetore e për periudhën 2020-2025), duke synuar përputhjen e objektivave të kualifikimit shkencor vetjak me objektivat kërkimore-shkencore të departamentit/fakultetit.

 

Objektivi 5. Financimi dhe sigurimi i aksesit të kërkuesve shkencorë në burime dhe infrastrukturën e nevojshme. UAMD duhet të luajë një rol të rëndësishëm në:

 

         -Përcaktimin e fushave prioritare të kërkimit  me interes për zhvillimin rajonal e kombëtar dhe aplikimi për sponsorizimin  e tyre, në fusha që përputhem me strukturën e UAMD (çdo fakultet/departament një fushë prioritare kërkimi), të tilla si:

  1. Ekonomi/ shkenca ekonomike (biznes/sipërmarrje, financë-kontabilitet , turizëm, menaxhim, marketing);
  2. Shkenca sociale e humane (Edukim/Pedagogji, Sociologji/Probleme Sociale, Psikologji/Shërbim psikologjik, Gjuhësi, Letërsi);

III. Shkenca politike e juridike (Drejtësi, Administrimi Publik/Administratë, Shkenca Politike, Shkenca komunikimi);

  1. Teknologji & Informacion (Shkencave Kompjuterike, Teknologji Informacioni)
  2. Shkenca Mjeksore (Mjeksi – ShëndetPublik)
  3. Shkenca të natyrës& inxinierike (ShkencaInxhinierike, Mekanikë, Transport)

 

        -Realizimi, nga viti akademik 2020-2021 e në vazhdim, i kërkesës që çdo departament të menaxhojë fondet bazë të kërkimit shkencor, si dhe fonde të tjera që gjenerohen nga burime të ligjshme, publike ose jopublike, kombëtare ose ndërkombëtare (në përputhje me kërkesat e ligjit 80/2015, neni 25, pika 10).

        -Duke e konsideruar partneritetin si çelësin e suksesit të një universiteti, UAMD synon zgjerimin e partneritetit me çdo institucion që mund të ndihmojë në përmbushjen e misionit të tij, që nga organizgatat lokale deri te OKB, duke përfshirë partnerë strategjikë (1), partnerë institucionalë (2), partnerë sipërmarrës (3), partnerë ambasadorë të UAMD (4) etj.

       -Vendosja e marrëdhënieve të partneritetit të qëndrueshëm me institucionet vendore të juridiksionit të Bashkive, sipas përkatësisë (Fakulteti i Edukimit me Shkollat e Mesme e institucione të tjera arsimore; Fakulteti i Biznesit me institucionet respektive dhe sipërmarrjet; Departamenti i Mjeksisë me institucionet shëndetësore etj.), si dhe hartimi i planeve për aktivitete të përbashkëta.

         -Vendosja e partneritetit (të bazuar në marrëveshje)  me institucionet arsimore, si Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR), shkollat e niveleve të ndryshme,  me fokus kryesor shkollat e mesme – ku formohen studentët potencialë të UAMD-së: ‘studentë potencialë’–‘studentë aktivë’–‘studentë alumni’.

 

Objektivi 6. Ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor përmes partneriteteve në projekte dhe programe të përbashkëta me Universitete dhe Institute kërkimore ndërkombëtare do të fokusohet në:

         – Nxitjen e krijimit të instituteve kërkimore-shkencore apo qendrave për kërkim shkencor, me status SME apo OJF, nga anëtarë të personelit akademik në juridiksionin e UAMD- së, duke synuar së pari në krijimin e institucioneve homologe me universitete e partnerë të tjerë ndërkombëtarë me të cilat UAMD ka apo synon të ketë marrëveshje bashkëpunimi, ka realizuar apo synon të realizojë projekte kërkimore e programe studimi të përbashkëta, si dhe me universitete me të cilat anëtarë të personelit akademiktë UAMD kanë kryer studimet, apo kanë lidhje profesionale.

          -Vendosja e partneritetit të ngushtë me institucione kërkimore-shkencore, trajnuese, botuese, të shërbimeve psiko-sociale apo komunitare, si dhe me organizata mendore të shoqërisë civile (think-tank) me status NGO (OJF) etj., të krijuara e të drejtuara nga anëtarë të personelit akademik të UAMD- së, për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta, duke përmbysur konceptin (deri më sot dominues) nga “konflikt interesi” në “përputhje interesi”. Duke gjykuar rast pas rasti dhe në përputhje me shkallën e bashkëpunimit të derisotëm të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tyre në juridiksionin e UAMD- së.

           -Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë  e UAMD-së  që merret mirëfilltazi me nxitjen, koordinimin dhe realizimin e projekteve e programeve të bashkëpunimit, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, si dhe me zbatimin e tyre në bashkëpunim me partnerët dhe strukturat e UAMD,  të fokusohet në drejtime si:

  1. a) Rritja e kapaciteteve institucionale e njerëzore dhe krijimi i kushteve për tu përfshirë gjerësisht në programet ndërkombëtare të kërkimit shkencor, si dhe përfitimi prej tyre për të përmirësuar infrastrukturën kërkimore, e për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  2. b) Angazhimi,në mënyrë të veçantë, për përfshirjen e UAMD-së, njësive të tij kryesore dhe bazë si dhe çdo pedagogu të disponueshëm, në projekte dhe programe të ndryshme, përmes të cilave krijohen përvoja akademike dhe gjenerohen të ardhura, të tilla si:
  3. c) Programe të shkëmbimeve afatshkurtra për pedagogët dhe studentët, me mbështetjen financiare të programit “Erasmus +”të sponsorizuar nga Komisioni Evropian;
  4. d) Programe, në bashkëpunim me Universitete të rajonit dhe Evropës për të siguruar mobilitetin e pedagogëve dhe sudentëve (http://erasmusplus.al/sq/?p=1268)
  5. e) Angazhimi për të siguruar lidhjet ndërkombëtare, sidomos me Universitetet Evropiane për të patur akses në dy shtylla të rëndësishme të programeve kuadër të BE-së: (i) Erasmus+, për rritjen e kapaciteteve për arsimin e lartë; (ii) dhe Horizon Europe për kërkimin shkencor, për të siguruar më shumë mundësi trajnimi për stafin akademik dhe administrativ, për mbështetje në pajisje dhe laboratore sipas prioritetit të nevojave që do të përcaktohen (http://erasmusplus.al/sq/?p=1268);
  6. f) Aplikimi për programet e Kërkimit Shkencor dhe të ciklit të tretë të studimeve pranë Marie Skłodoëska-Curie Action/Programs (MSCA), programe që garantojnë mbështetje financiare për zhvillimin e kapaciteteve të stafit akademik përkërkimin shkencor, si dhe në pasurimin e bibliotekës së UAMD me literaturëne nevojshme për pasurimin e syllabuseve (http://ec.europa.eu/research/mariecurieactions/);
  7. g) Ndërmarrja e një fushate për përfshirjen e pedagogëve të UAMD në programet e MSCA, si dhe regjistrimi mundësisht i çdo pedagogu në portalet e CORDIS (dhe jo vetëm) duke shprehur disponibilitetit për t’u përfshirë në projekte ndërkombëtare.
  8. h) ‘Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit’ dhe shqyrtimi i mundësive për krijimin dhe realizimin e programeve të përbashkëta të studimit me universitete të huaja.
  9. i) rritja e numrit të profesorëve dhe studiuesve të huaj nga universitetet prestigjoze të panoramës ndërkombëtare, por edhe rekrutimi i studentëve të huaj.

              Në vëmendjen e Institucionit do të jetë edhe ndërkombëtarizimi i doktoraturave, kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet forcimit të dimensionit ndërkombëtar, të bashkëpunimi efektiv në nivel shkencor me Universitetet e huaja, pasi kërkimi shkencor po bëhet gjithmonë e më shumë i hapur dhe i ndarë me të gjithë.

            Në nivel ballkanik – ndërtim i marrëdhenieve të bashkëpunimit me universitetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zgjeruar mundësinë e aplikimeve ndërkufitare dhe transnacionale, përfitimin e ndërsjelltë në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Europian; aplikimet në nivel rajonal të projekteve zhvillimore nën programe si IPA CBC/ INTERREG etj., për të rritur influencën dhe zgjeruar partneritetin në nivel ballkanik,

              Në nivel ndërkombëtar – rrjetëzim me vende anëtare të OSCE-së, zgjerim të marrëveshjeve me universitete dhe agjenci kërkimore të huaja; eksplorim të teknikave të reja në mësimdhënie, mësimnxënie dhe transferim dijesh dhe praktikash pozitive, duke e bëre UAMD-në të jetë më i konkurueshëm,

 

Objektivi 7. Përmirësimi dhe shtimi i aksesit në rezultatet e kërkimit shkencor dhe veprimtarive shkencore do të realizohet përmes:

        –Zgjerimit të  bibliotekës së UAMD-së (të njësive kryesore të tij) me  libra shkencorë; abonimi në periodikë shkencorë (hard copy, apo online), si dhe sigurimi i aksesit në të paktën 2 (dy) biblioteka online.

        -Organizimi me një program të veçantë i “Java e librit në UAMD” në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Librit (17-23 prill të çdo viti), duke synuar mundësisht pjesëmarrjen e çdo pedagogu dhe studenti në të paktën një veprimtari të kësaj jave, si: promovime të librave të veçantë apo serisë së botimeve të autorëve, forume të librit, simpoziume apo sesione – shoqëruar me vlerësime kritike, çmime etj.    

          – Shqyrtimi i mundësive për themelimin e “UAMD Publishing House” (UAMD Press) si shtëpi botuese e librit universitar, si dhe i “Librarisë Universitare UAMD”, kjo për botimin e librave universitarë dhe për menaxhimin e shitjeve, duke synuar njëherësh plotësimin e standardeve akademike të mësimdhënies dhe gjenerimin e të ardhurave për kërkimin shkencor.

           -Botimi i të paktën dy revistave shkencore (periodikë) të UAMD, të veçanta apo në partneritet me institucione që kanë revista shkencore të certifikuara si të tilla, me status akademik të pranueshëm për kualifikimin shkencor të personelit akademik dhe marrjen e titujve shkencorë (revista të regjistruara edhe në Katalogun Kombëtar të Botimeve, siç parashikon VKM “Për standardet shtetërore dhe kriteret për fitimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore).

            -Organizimi  perodikisht i: Konferencë shkencore ndërdisiplinore ndërkombëtare (në anglisht), bazuar në standardet akademike ndërkombëtare, me thirrje të hapura të publikuara në sajtet ndërkombëtare të konferencave jo me vonë se një vit para zhvillimit të tyre (shoqëruar me proceedings etj.);  Konferenca shkencore ndërkombëtare sipas fakulteteve, bazuar në standardet akademike ndërkombëtare, me thirrje të hapura (me proceedings etj.);   Konferencat seriale vjetore të Studimeve Master, bazuar në punimet e diplomave.

         -Shoqërimi me lëvizje sociale, kulturore, sportive, mjedisore etj., për gjallërimin e gjithë jetës universitare, si “Lëvizje për një Shoqëri të Mirë”, “Njih Vetveten” (njohja e trashëgimisë kulturore e moralo-psikologjike të shqiptarëve si dhe i trevave e zonave me vlera të veçanta turistike), lëvizja kulturore universitare, Universiada UAMD, stafeta studentore-akademike ndër universitetet shqipfolëse, stafeta e universiteteve përgjatë rrugës “Egnatia” (Romë-Bari-Durrës-Elbasan-Strugë-Manastir-Selanik-Stamboll) etj., etj.

         -Orientimi dhe përafrimi sa më i madh i veprimtarive shkencore-kulturore në UAMD, me kalendarin e ngjarjeve ndërkombëtare (sipas përcaktimit të OKB) si dhe kalendarin e ngjarjeve të veçanta (mbarë)kombëtare, kjo si për domethënien që kanë, ashtu edhe impaktin mediatik. 

          -Pasqyrimi i aktiviteteve në kohë reale në faqen zyrtare të UAMD dhe të organizatave e institucioneve partnere, si dhe mediatizimi i aktiviteteve dhe gjithë veprimtarisë së UAMD në të gjitha format e mundshme (media, media sociale, ëeb-e), për rritjen e impaktit, propogandimin e ofertës UAMD, si dhe për rritjen e imazhit publik të Universitetit Aleksandër Moisiu.

Objektivi 8 Financimi i projekteve kerkimore shkencore dhe i botimeve ne revista te indeksuara me faktor impakti dhe ne databazen e SCOPUS.

– Per realizimin e ketij objektivi, ne UAMD eshte miratuar rregullorja e kerkimi shkencor ne Senat ku jane percaktuar qarte menyrat e financimit te artikujve shkencore ne revista te cilat jane te indeksuara nga Clarivate Analytics ne Journal Citation Report  dhe i revistave te indeksuara nga Scopus. Rregullorja e kerkimit shkencor percakton qarte gjithashtu edhe procedurat e marrjes pjese ne projekte kerkimore shkencore te financuara nga UAMD duke nisur nga thirrja per projekte deri ne implementimin e plote te projekteve dhe ne publikimin e rezultatete finale.

Financimi i kërkimit shkencor

Për t’iu përgjigjur kërkesave të ligjit 80/2015 “Për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, sipas të cilit kërkimi shkencor është kriter i vlerësimit institucional, rankimit dhe financimit të IAL-ve, UAMD në buxhet ka parashikuar “Fondin bazë për kërkimin shkencor dhe veprimtaritë shkencore”, në tre zëra, që janë: “për kërkimin shkencor bazë” (1) “për veprimtaritë shkencore” (2) dhe “për botime” (3).

Kërkimet nuk do të mbështeten vetëm mbi fondet kërkimore universitare si burim i tyre kryesor i financimit, por dhe nga aplikimi për grante nga burime jo-universitare. Mundësisht projektet do të parashikojnë financimin nga disa burime, që janë:  

  1. Financime nga UAMD (fondi bazë i kërkimit shkencor)
  2. Vetëfinancim, me të ardhura që gjeneron departamenti nga burime të ligjshme, publike ose jopublike, kombëtare apo ndërkombëtare (neni 25, pika 11, ligji 80/2015);
  3. Financime, apo kontribute të partnerëve të ndryshëm të departamentit (partnerë mund të jenë edhe departamente, njësi të tjera, apo qendra të UAMD).
  4. Donacione, dhurime, burime e kontribute të tjera.

Një rritje e ndjeshme e burimeve të financimit të kërkimit shkencor do të jenë dhe marrja pjesë në projekte H2020, ERC, etj.

Monitorimi dhe vlerësimi i punës kërkimore shkencore

Treguesit e suksesit në fushën e kërkimit shkencor për UAMD/në si dhe vlerësimi i punës kërkimore shkencore do të pasqyrohet përmes:

  1. Granteve të fituara nga stafi akademik dhe kërkues shkencorë në projekte brenda apo jashtë vendit;
  2. Gradave dhe titujve shkencorë të stafit akademik;
  3. Të ardhurave të gjeneruara nga kërkimi shkencor nga njësitë bazë/kryesore;
  4. Patentave të fituara;
  5. Numri i studentëve të ciklit të dytë e të tretë të studimit;
  6. Shtimi dhe zhvillimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor;
  7. Numri i botimeve dhe publikimeve në revista me faktor impakti i stafit akademik dhe kërkuesve shkencorë;
  8. Numri partneriteteve dhe projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare ku UAMD është pjesë etj.

 

 

Mbetet vazhdimi me këmbëngulje i projektit të nisur për nxitjen, zhvillimin financimin dhe monitorimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore,  pasi UAMD i ka të gjitha mundësitë për të përmbushur me sukses misionin dhe objektivat e tij edhe në fushën e kërkimit shkencor.