Programi i Transparences

PROGRAMI I TRANSPARENCES NË UNIVERSITETIN ”ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

I.  HYRJE

Në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) në përputhje me nenin 7 të ligjit 119/2014“ Për të drejtën e informimit” është përgatitur programi i transparencës i cili konsiston në përcaktimin e rregullave bazë të organizimit dhe të funksionimit të universitetit në përputhje me legjislacionin për arsimin e lartë.

Programi i transparencës në UAMD i shërben rritjes së transparencës, integritetit dhe përgjegjshmërisë institucionale të universitetit sipas objektit dhe qëllimit  të këtij ligji duke pasur parasysh interesin më të mirë të publikut.

Publikimi i informacionit përmes këtij programi ka si qëllim t’i shërbejë transparencës  të organizimit dhe funksionimit si dhe të misionit dhe veprimtarisë së UAMD-së dhe realizohet përmes publikimit të detajuar të këtij informacioni  në faqen zyrtare të internetit www.uamd.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika të veçanta të cilat detajojnë mënyrën e organizimit të universitetit, njësitë kryesore të institucionit, autoritetet si dhe organet drejtuese, udhëzues dhe rubrika të veçanta për studentët, aksesi elektronik i studentëve për tu regjistruar  si dhe për të kërkuar informacion në sistem. Një rubrikë e veçantë i kushtohet edhe zonës së stafit e cila mundëson  aksesin e personelit akademik dhe administrativ në faqen zyrtare me qëllim marrjen e informacionit të nevojshëm të aksesueshëm prej tyre.

Programi i transparencës ka të detajuar edhe dhënien dhe publikimin e informacionit në lidhje me mundësitë e punësimit që ofron UAMD, mënyra e aplikimit të të interesuarve, politikat e privatësisë, raportimin e aktivitetit ekonomik dhe financiar të universitetit në mënyrë periodike etj.

Një vëmendje e vecantë i kushtohet edhe publikimit të njoftimeve periodike në lidhje me konferencat shkencore si dhe me dhënien e informacionit në lidhje me pjesmarrjen e UAMD në projekte të ndryshme si dhe publikimit të kërkimit shkencor dhe të projekteve ndërkombëtare si dhe të revistave shkencore.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet edhe skema e publikimit e cila konsiston në pasqyrimin e menuve kryesore ku adresohet dhe pasqyrohet dokumenti në faqen zyrtare duke garantuar aksesin e informacionit edhe në skemë.

Faqja zyrtare e UAMD është e ndërtuar në mënyrë të tillë që mundëson informacion të gjërë për publikun pa kërkesë si dhe në një format lehtësisht të kuptueshëm.

Informacioni i publikuar në programin e transparencës rishikohet dhe përditësohet në përputhje me nenin 5 të ligjit nr. 119/2014.

Informacioni i publikuar në rubrikat e faqes zyrtare synon të bëjë transparencën e veprimtarisë përmes informimit të publikut duke respektuar njëkohësisht edhe politikat e privatësisë në mbrojtjen e të dhënave personale.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME TË PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS NË UAMD.

  1. Programi i transparencës në universitetin “Aleksandër Moisiu” mbështetet në parimin e të drejtës për informim që është një e drejtë kushtetuese të cilën e gëzon çdo person për tu njohur me informacionin publik në përputhje me nenin 3 të ligjit për të drejtën e infomimit.
  2. Publikimi i informacionit që ka si qëllim të garantojë njohjen maksimale të informacionit nga publiku dhe mundëson aksesin e publikut në njohjen e informacionit që bëhet publik pa kërkesë konform nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  3. Organizimi dhe funksionimi i universitetit karakterizohet nga respektimi korrekt i legjislacionit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe përkatësisht: Ligji nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 136/2015 për disa shtesa dhe ndryshime në “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, Kodi i Procedurave Administrative, ligji nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ligji nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ligji nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike” në statutin e UAMD, rregulloren si dhe në kodin e Etikës së Universitetit  si dhe të vendimeve apo të udhëzimeve në lidhje me kuotat, tarifat e studimit, udhëzime në lidhje me kriteret e pranimeve të studentëve, transferimet, informacion në lidhje me programet e studimit të ofruara nga UAMD, në lidhje me kurrikulat si dhe në lidhje me të drejtat apo detyrat e studentëve, organizmat studentore etj.

UAMD vë në dispozicion të publikut në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mëposhtme të informaciont:

UAMD jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:

–          Faqes sonë të internetit www.uamd.edu.al dhe numrave përkatës të telefonit.

–          Administratës së universitetit e cila nëpërmjet punonjësve të personelit ndihmës akademik dhe  administrativ të Rektoratit si dhe të sekretarive mësimore pranë fakulteteve respektive jep informacion për studentët si dhe për personat e interesuar sipas objektit të çështjes së parashtruar prej tyre.

–          Afishimit të listave të studentëve regjistruar si dhe të rezultateve të vlerësimit të tyre në përputhje me parimet  e mbrojtjes së privatësisë të të dhënave personale pranë fakulteteve respektive.

–          Degës  së mardhënieve me jashtë dhe projekteve. Media e shkruar dhe audiovizuale duhet të kontaktojë me këtë Degë për ushtrimin e veprimtarisë së saj në ambientet e UAMD.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

–           Strukturën organizative të autoritetit publik;

–           Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

–           Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

–           Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

–           Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

–           Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

–           Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

–           Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

–           Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

–           Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të UAMD-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

–           UAMD-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

–           Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UAMD-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. Tabela përmbledhëse e programit të transparencës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza Ligjore Dokumenti  përmbajtja Afati Kohor Mënyra e publikimit Struktura Përgjegjëse
1. Një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve detyrave të autoritetit publik Neni 7/1 Skemë, organigramë Pas miratimit nga Senati dhe B.A Në faqen zyrtare www.uamd.edu.al S.Burimeve Njerëzore
2.Akte ndërkombëtare, ligje, akte nënligjore, kode sjelljesh si dhe cdo dokumenti tjetër Neni 7/1/b Ligji nr. 80/2015;Statuti i UAMD;Kodi i Etikës,VKM 329,datë 12.04.2017;Ligji nr. 136/2015 Kodi i Punës; Kodi i Procedurave Administrative; VKM dhe udhëzime të MAS Pas hyrjes në fuqi Në faqen zyrtare në menunë programi i transparencës kuadri ligjor S.Juridik
3.Të dhëna për vendodhjen e zyrave dhe orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejën e informimit Neni 7/1/ç Adresa: Godina qëndrore, Lagjia nr. 1 Rruga e Currilave Durrës.Godina e Kampusit, Rruga Miqësia Spitallë Durrës.Godina e FASTIP, Lagjia 17, Rruga Adria Durrës Pas miratimit të programit të transparencës Në faqen zyrtare në menune P.Transparencës D.Marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve
4.Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë si dhe një përshkrim të procedurave të përzgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë. 7/1/d Ligji nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”.Statuti dhe Rregullorja e UAMD Pas hyrjes në fuqi Në faqen zyrtare në menunë Rektorati S.Burimeve Njerëzore
5.Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik si dhe dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit Neni 7/1/dh Raportet sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe raportet e vlerësimit të jashtëm Pas miratimit të tyre Në faqen zyrtare në menunë dhe në faqen e ASCAL. www.ascal.edu.al Dega e Vlerësimit të CilësisëKomisioni i perhershëm për garantimin e standarteve  të cilësisë së UAMD
6.Të dhëna për buxhetin Neni 7/1/e Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore për zbatimin e tij, Ligji për arsimin e Lartë Pas hyrjes në fuqi Në faqen zyrtare në menunë programi i transparencës Drejtoria e Menaxhimit Financiar
7.Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë Regjistri i prokurimeve Pas dërgimit në APP Në faqen zyrtare në menunë PT S.Prokurimeve DMF
8.Informacion për shërbimet që i jep UAMD publikut Neni 7/1/f Vërtetime StudentiVërtetime NotashDiplomatTransferime studimeshLibrezat e punësLibrezat e sigurimeve shoqërore

 

Vërtetime për personelin e UAMD

 

Pas miratimit nga Autoriteti Përgjegjës Në faqen zyrtare në menunë P.T FakultetetS.Burimeve Njerëzore
9.Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim si dhe procedurat e ankimit për vendimin përkatës Neni 7/1 /c/g Kërkesë sipas formatit bashkëlidhurAdresa Postare, Lagjia nr.1 Rruga e Currilave Durrës, Adresa elektronike e koordinatorit anisanika@uamd.edu.al anisanika@gmail.com Pas miratimit të programit të transparencës Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparencës Koordinatori për të drejtën e informimit në UAMD
10.Paraqitja e mendimeve në hartimin e politikave publike të UAMD Neni 7/1/gj Në përputhje me kërkesat ligjore Pas draftimit Në faqen zyrtare në menunë PT Organet drejtuese UAMD
11.Mbajtja e dokumentacionit në UAMD Neni 7/1/h Ruajtja e dokumentaiconit në sistemin arkivor të institucionit bëhet në përputhje me ligjin për arkivat në R.SH   Në faqen zyrtare në menunë PT Sektori protokoll arshivë
12.Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve sipas nenit 8 të ligjit 119/2014 Neni 7/1/i Tabela formati bashkëlidhur Pas miratimit të programit të transparencës Në faqen zyrtare në menunë PT Koordinatori për të drejtën e informimit UAMD
13.Informacione dhe dokumenta që kërkohen shpesh Neni 7/1/k Vende vakante të punës; orari mësimor; mandate për pagesa për vërtetime të ndryshme, kriteret e bursave për studentët. Pas shpalljes Në faqen zyrtare në menunë Njoftime Sektori i Burimeve Njerëzore, Fakultetet,S.Juridik, DMF
14. Një përshkrim të kategorive të ndihmave shoqërore që jep UAMD dhe procedurave për t’i përfituar ato Neni 7/1/j Bursat e studentëvePërjashtmet dhe përgjysmimet e tarifave të shkollimit për studentët Pas hyrjes në fuqi të VKM-së përkatëseMiratimit nga BA Në faqen zyrtare në menunë Fakultetet studentët S.JuridikDrejtoria e Menaxhimit Financiar
15.Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/l ProjekteKonferenca shkencoreMarrëveshje bashkëpunimiAktivitete shkencoreSeminarework shop-e   Në faqen zyrtare në menunë Njoftime DMJP

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, UAMD-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.uamd.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.