Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore


Master Profesional: Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor

Objektivat kryesore të programit të studimit.

  1. Të përgatisë psikologë shkollorë dhe psikologë zhillimi.
  2. Të përgatisë specialistë në fushën e psikologjisë shkollore dhe atë të zhvillimit.
  3. Të formojë studentë të cilët të kenë njohuri të thelluara psikologjike për të sinjalizuar problematikat e hasura gjatë shkollës, si dhe për t’i dhënë zgjidhje atyre.

 

Për të fituar Diplomë Master në Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi duhet të realizohen gjithsej 120 kredite në dy vite akademike. Nga këto, 12 kredite në Disiplina të Formimit të Përgjithshëm; 48 kredite në Formim Karakterizues; 18 kredite në disiplina Formuese dhe Integruese; 12 kredite në Lëndë me Zgjedhje; 12 kredite në Praktikë e Mësimdhënies dhe 18 kredite Mbrojtja/Teza e Diplomës.

 

Mundësi të mëtejshme studimi: Master Shkencor

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:

  • Psikologë në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar, duke qenë të specializuar në fushën e psikologjisë shkollore dhe zhvillimit.
  • Specialistë dhe kërkues shkencorë në fushën e psikologjisë, duke dhёnё kontributin e tyre me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e psikoloogjisë pёr të pёrmirёsuar dhe rritur cilёsinё e jetës në shkolla apo institucione të tjera.