Rektorati

Prof. As. Dr. Sokol Pacukaj

Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor

Biografia

Sokol Pacukaj ka lindur në Tiranë dhe ka kryer studimet e larta në Universitetin e Romës “La Sapienza” në vitet 2002-2006 në “Shkenca Komunikimi dhe Sociologji”. Në vitet 2006-2008 përfundon me pikë maksimale studimet Master ne “Inovacion dhe Zhvillim” në Universitetin La Sapienza në Romë. Po në këtë Universitet përfundon me sukses edhe studimet e Doktoraturës në vitet 2008-2011.

Z. Pacukaj është lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” prej vitit 2009. Në shkurt të vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar i dhënë nga Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”. Pacukaj është lektor dhe anëtar i Senatit Akademik ne Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Prof. Pacukaj ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë ne revista ndërkombëtare si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare në Shqiperi dhe jashtë saj. Ka  publikuar gjithashtu një monografi në Itali me titull “Albania, Antropografia degni anni ’20”  si edhe nje tekst universitar me titull “Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social”. Është anëtar i bordit shkencor të disa revistave shkencore ndërkombëtare dhe koordinator i Qendrës Mesdhetare për Studime Sociale me qendër në Romë.

Edukimi

  • Bachelor, Shkenca Komunikimi dhe Sociologji, Universiteti i Romës "Sapienza" (2002-2006)
  • Master Shkencor, Inovacion dhe Zhvillim, Universiteti i Romës "Sapienza" (2006-2008)
  • Doktoraturë, Universiteti i Romës "Sapienza" (2008-2011)

Publikime

  • Albania, Antropografia degni anni ’20
  • Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social

Prof.As.Dr Llambi Prendi

Zv. Rektori për Çështjet Mësimore

Biografia

Prof.As.Dr Llambi Prendi ka përfunduar studimet universitare në vitin 2009 në degën e Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2012 ka kryer studimet Master i Shkencave në Administrim Biznesi pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në vitin 2016, merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike, Fakulteti i Biznesit, Universiteti i Tiranës, në fushën e tregtisë ndërkombëtare. Prej vitin 2012 e në vijim Prof.As.Dr Llambi Prendi është lektor pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.  Gjatë karrierës së tij ka mbajtur pozicione si: Brand Manager pranë “Century 21”, Zv. Drejtor pranë kompanisë Abissnet, anëtar i bordit mbikëqyrës në Bursën e Tiranës, anëtar i bordit mbikëqyrës në FAF.sha dhe zv. dekan për anë mësimore pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktiviteti i tij kërkimor është përqëndruar në fushën e ekonomiksit dhe ekonomisë qarkulluese. Ai është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi

  • Bachelor, Shkenca Ekonomike pranë Universitetit të Tiranës (2009)
  • MSc, Administrim Biznesi pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (2012)
  • Doktoraturë në Shkenca Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” (2016)
  • Profesor i Asociuar, Universiteti Tiranës (2023)

Publikime

  • • Albanian Green Economy Trends. In: Bragança, L., Cvetkovska, M., Askar, R., Ungureanu, V. (eds) Creating a Roadmap Towards Circularity in the Built Environment. Springer Tracts in Civil Engineering. Springer, Cham. https://doi.org/10.1007/978-3-031-45980-1_15
  • • The new money laundering machine through cryptocurrency: Current and future public governance challenges. Corporate Law & Governance Review, 5(2), 84–91. https://doi.org/10.22495/clgrv5i2p9
  • How Are the Balkan Countries Progressing Toward Green Economy?. [ref]: vol.21.2023. available at: https://refpress.org/ref-vol21-a20/
  • A Panel Data Analysis of Albania’s Trade: The Gravity Model Approach. Journal Transition Studies Review, 29(2), 79-90. https://doi.org/10.14665/1614-4007-29-2-005
  • An Application of the Gravity Model: Exploring Foreign Direct Investment in the Balkan Region. Review of Economics and Finance, DOI:10.55365/1923.x2023.21.219

Prof.As.Dr Joniada Musaraj

Zv. Rektori për Marrëdhëniet Institucionale

Biografia

Prof.As.Dr Joniada Musaraj ka përfunduar studimet universitare në vitin 2007 në degën e Drejtësisë në Universitetin Jo Publik “Luarasi” Tiranë. Në vitin 2009 ka kryer studimet Master pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës ku ne përfundim të studimeve ka fituar titullin Master në Shkenca Juridike, në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në vitin 2017, merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, Departamenti i të Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në vitin 2022 përfundon studimet në Program Ndërkombëtar Post Doktorature in “New Technologies and Law” ofruar nga “Mediterranea International Centre for Human Rights Research (MICHR)”, pranë  Universitetit “Mesdhetar”, Departmenti i Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave Humane, Reggio Calabria (Itali). Më pas, në vitin 2023 merr titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2008 e në vijim Prof. Musaraj është e angazhuar si lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë e më vonë të Zv/ Dekanes për Anën Mësimore pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti: Aleksandër Moisiu” Durrës.

Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ajo është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi

  • Edukimi: Master i Shkencave në Drejtësi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (2009)
  • Doktoraturë në te Drejtën Publike, Universiteti i Tiranës (2017).
  • Post Doktorature in “New Technologies and Law” ofruar nga “Mediterranea International Centre for Human Rights Research (MICHR)”, pranë Universitetit “Mesdhetar”, Departmenti i Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave Humane, Reggio Calabria (Itali) (2022)
  • Profesor i Asociuar, Universiteti Tiranës (2023).

Publikime

  • "Praktika e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me të drejtën për "Një kohë të arsyeshme" në gjykimet civile. Ndikimi i veprimtarisë së Zyrave Ekzekutive në Shqipëri”, Journal, International Multidisciplinary Research Journal, Vol. II, Nr. 2, ISSN 2286-4822, Kërkime Akademike Evropiane, Rumani.
  • "Edukimi ligjor dhe edukata e rregullit", Konferenca e 23-të Ndërkombëtare për Studime Ndërdisiplinore "Bota Post Pandemike: Drejt një shoqërie dixhitale", 2-3 Prill 2021, ISBN 978-163877623-9, Bruksel, Belgjikë.