Zv. Rektori për Anën Mësimore


Dr. Renata Tokrri

Dr. Renata Tokrri ka përfunduar Studimet Doktorale në vitin 2015 pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet e larta Master i Shkencave i Integruar në Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Gjithashtu ajo zotëron dy Diploma Post Master, në “Kriminologji dhe Kriminalistikë” dhe në “Jurist Ndërkombëtar”, të mbrojtura në Universitetin Castel Sant’Angelo, në Romë.
Nga viti 2016 ajo është angazhuar si Lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë̈ në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Nga viti 2012 e në vazhdim, ajo është̈ Lektore në Departamentin e Shkencave Juridike në Albanian University, Tiranë.
Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ajo është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.