Teknik Elektrik

Përshkrimi i Programit:

Teknikë Elektrikë ( TE): me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, në proces akreditimi.

Studentët pajisjen me Diplomë Profesionale, drejtimi: Teknik Elektrik.

Kjo degë është një ndër degët më të kërkuara nga tregu i punës, pasi energjia elektrike është forma e energjisë më e përdorshme sot për sot, e cila haset kudo Të diplomuarit në këtë degë janë specialistët që do merren me impiantet që furnizohen dhe funksionojnë përmes energjisë elektrike. Studentët në këtë degë  marrin njohuri të thelluara rreth pajisjeve, sistemeve dhe rrjeteve të ndryshme elektrike. Aftësohen në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e tyre. Gama e punësimit të të diplomuarve tanë është mjaft e madhe pasi mund të punësohen në sektorin publik, në sektorin privat ose të vetëpunësohen.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Disa prej fushave ku mund të punësohen janë:

  1. Sektori energjitik: KESH, OST, OSHEE si specialist elektrik në impiantet që zotërojnë këto kompani.
  2. Në të gjithë ndërrmarrjet dhe institucionet shtetërore si: spitale, universitete, konvikte, ujësjellës, godina shërbimi etj. Pra, që kanë nevojë për specialistë që do t’u mirëmbajnë pajisjet dhe tërë rrjetin elektrik.
  3. Në tërë industritë prodhuese private apo shtetërore.
  4. Kompanitë e ndryshme private që ofrojnë shërbime.
  5. Të vetëpunësohen duke hapur grupe pune për realizimin e instalimeve të ndryshme elektrike.